Pedagogët e brendshëm

Universiteti i Tiranës > Fakulteti i Shkencave Natyrore > Departamenti i Bioteknologjisë
Fakulteti i Shkencave Natyrore
«DEPARTAMENTI I BIOTEKNOLOGJISË Godina C»

Përgjegjëse e departamentit
PROF.AS.DR. ARIOLA BACU (GRAZHDANI) <<CV>>, E-mail: ariola.bacu@fshn.edu.al

HISTORIKU I DEPARTAMENTIT TË BIOTEKNOLOGJISË

Departamenti i Bioteknologjisë i FSHN, UT i krijuar me VKM Nr 562 të dt.22/8/2007, prej katër vitesh ushtron veprimtari mësimore dhe kërkimore-shkencore në përmbushje të misionit të tij në drejtimet e 
a) formimit universitar të studenteve dhe shkencëtarëve. 
b) kërkimin shkencor bazë dhe të aplikuar .
c) shërbimet për të tretët, si dhe transferimin e njohurive e të teknologjisë, në fushat e bioteknologjisë, biologjisë molekulare dhe biodiversitetit.

I krijuar mbi bazen 25 vjecare të Institutit të Kërkimeve Biologjike të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, ky departament trashëgoi kapacitete njerëzore dhe laboratorike, duke i vënë në shërbim të mirëintegrimit të mësimdhënies me kërkimin shkencor.

Në këtë këndvështrim, nga viti akademik 2008-2009 e në vazhdim departamenti është angazhuar në hartimin dhe vënien në zbatim të katër programeve mësimore në tre ciklet e studimit, respektivisht Programin e Ciklit të Parë, BSC në Bioteknologji (2009-vazhdim), Programin Master i Shkencave në Bioteknologji Molekulare dhe Industriale(2008-vazhdim), Programin Master Profesional në Bioteknologji Mjedisore (në proces miratimi) dhe Programin e Doktoraturave në Bioteknologji Bimore (2009-vazhdim).

Strukturimi i departamentit të ri ka synuar që ndarjes në dy drejtime bazë bioteknologjike, atë industriale dhe molekulare, ti atashojë dhe laboratorët në shërbim të realizimit të misioneve respektive. 
Në këtë kuadër, pranë departamentit funksionojnë laboratorët e Bioteknologjisë, Molekulare, Biofizikës, Mutagjenezës,  Fiziologjisë bimore, Mikrobiologjisë, Citologjisë dhe Histologjisë, Laboratori i Kulturave “in vitro”, të pasuruar në vitet e fundit nga dy grante të projekteve Unilab të MASH, Programi Kombëtar për Kerkim e Zhvillim 2009-2012, Programi FP7, etj. 

Për më shumë të dhëna mbi strukuturën, aktivitetin mësimor, atë kërkimor-shkencor, botimet, pjesëmarrjen në veprimtari kombëtare dhe ndërkombëtare, projektet dhe shërbimet e ofruara nga Departamenti i Bioteknologjisë lutemi të merrni informacion në websitin: http://www.fshn.edu.al

Në kuadrin e plotësimit dhe pasurimit në vazhdimësi të misionit të tij, Departamenti i Bioteknologjisë, FSHN, UT në bashkëpunim me ASH, kanë organizuar Konferencën Ndërkombëtare mbi Zhvillime të Bioteknologjisë (Biotechnological Developments), që do të mbahet në Nëntor 2011. 

Ideimi i konferencës synon evidentimin e zhvillimeve të bioteknologjisë në vendin tonë e më gjerë; Mirëintegrimin e kapaciteteve vendore që operojnë në fushën e bioteknologjisë; Krijimin e bashkëpunimeve të reja me institucione vendase e të huaja, në kuadrin e projekteve kërkimore, mësimdhënies, dhe aplikimeve për industrine; Njohjen e opinionit publik me informacion koherent mbi bioteknologjinë, aplikimet e saj, shkollimin universitar e pasuniversitar në këtë fushë në vendin tonë e më gjerë; Evidentimin e problemeve lidhur me sa me sipër; Krijimin e mundësisë për studentët e degëve të bioteknologjisë për tu paraqitur me punime të tyre në konferencë në një sesion të veçantë të parashikuar në program; Për të inicuar një fazë të re në zhvillimin e bioteknologjisë së aplikuar dhe kërkimit shkencor në institucionet arsimore dhe ato industriale në vendin tonë.